Ballina Sport ZYRTARE: Courtois në Real Madrid (VIDEO)

ZYRTARE: Courtois në Real Madrid (VIDEO)

Thibaut Courtois e ka kompletuar transferimin në Real Madrid nga Chelsea, shkruan Zeri.info.

Marrëveshja besohet se është arritur me pagesën e “Los Blancos” prej afro 40 milionë eurosh plus huazimin për një vit të mesfushorit Mateo Kovacic, i cili edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e “Blues”.

Përfaqësuesi belg i kaloi shtatë vjet në Chelsea, ndërsa fillimisht ishte huazuar për tri vjet tek rivali i qytetit i Realit, Atletico Madrid.

Courtois kishte kontratë edhe një vit me klubin nga “Stamford Bridge”, por e kishte shprehur dëshirën të rikthehej në Spanjë që të jetë më afër dy fëmijëve të tij.Pasi i kompletoi vizitat mjekësore, 26 vjeçari u prezantua para mediave në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Courtois me Chelsean i ka fituar dy tituj të Premierligës, një FA Cup dhe një League Cup. /Zëri/Image

@tn.lajmelokale
@tetovanews