Ballina Bota Xhakarta, të paktën 91 të vdekur nga tërmeti

Xhakarta, të paktën 91 të vdekur nga tërmeti

Të paktën 91 persona kanë humbur jetë dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë shtatë ballë të shkallës Rihter që goditi dje në mbrëmje ishullin indonezian turistik të Lombokut, njoftuan autoritetet.

“Tërmeti që ka shkatërruar gjithashtu mijëra ndërtesa është ndjerë dhe në ishullin fqinj të Balit”, sipas zëdhënësit të agjencisë indoneziane për menaxhimin e katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho.

Pritet që numri i të vdekurve të rritet pasi forcat e shpëtimit kanë pasur vështirësi të mbërrijnë në disa zona të prekura nga tërmeti në veri të ishullit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews