Ballina Aktualitet Lajme Vazhdojnë seancat për rastet “Titanik 2” dhe “27 prilli”

Vazhdojnë seancat për rastet “Titanik 2” dhe “27 prilli”

Gjykata Penale në Shkup ka caktuar seanca të reja gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë së Përgjithshme Publike. Ky rast ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për rastin e 27 prillit, që i referohet ngjarjeve në Kuvend më 27 prill 2017.

Në seancën e sotme për “Titanik 2” duhet të merren në pyetje dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev.

Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë për rastin për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017.

Procesi gjyqësor filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska.

Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja argumenton se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews