Ballina Sport VAR do të përdoret edhe në Champions League, nga ky sezon

VAR do të përdoret edhe në Champions League, nga ky sezon

VAR po vazhdon të revolucionojë botën e futbollit. Pas eksperimentit pozitiv të sezonit të kaluar në Serie A dhe rezultateve të shkëlqyera të arritura në Rusi 2018, së shpejti teknologjia mund të zbarkojë edhe në Champions League: UEFA, në fakt, po mendon ta përdorë që gjatë këtij sezoni, por duke filluar nga faza e çerekfinaleve.

Sipas asaj që raporton Times, në fakt, drejtuesit e UEFA-s janë impresionuar nga përmirësimet arbitrare në kampionatin e fundit Botëror, në sajë të VAR dhe janë duke e konsideruar seriozisht mundësinë e përdorimit në Champions League.

Argumenti do të diskutohet javën e ardhshme, gjatë një takimi në Montecarlo, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të shtatorit.

Përdorimi i VAR në Champions League ishte kërkuar nga Andrea Agnelli, pas eliminimit të Juventus nga Real Madrid në çerekfinalet e sezonit të kaluar.

Një sulm i ë drejtpërdrejtë, ndaj ish-drejtorit të arbitrimit, Pierluigi Collinas, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë, ku gjatë ditëve të fundit kishte pohuar se është “e komplikuar” përdorimi i kësaj teknologjie në një kompeticion të tillë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews