Ballina Bota Trump: Kush punon me Iranin nuk mund të punojë me SHBA-të

Trump: Kush punon me Iranin nuk mund të punojë me SHBA-të

Presidenti amerikan, Donald Trump, në lidhje me sanksionet që vendi i tij ka nisur të zbatojë kundër Iranit tha se “kush punon me Iranin nuk mund të punojë me SHBA-të”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, presidenti Trump është shprehur se “Kemi filluar zyrtarisht sanksionet kundër Iranit. Këto janë sanksionet më të ashpra të imponuara ndonjëherë, dhe në muajin nëntor do të ashpërsohen edhe më shumë”.

Duke paralajmëruar se vendet që nuk respektojnë sanksionet ndaj Iranit nuk mund të kryejnë tregti me Amerikën, Trump tha se “Qëllimi ynë është paqe në botë, asgjë më pak”.

Qeveria Trump pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar me Iranin filloi të rizbatojë sanksionet që kishte pezulluar.

Paketa e parë e sanksioneve ka të bëjë me bllokimin e transaksioneve financiare, tregtinë me çelik, qymyr, alumin, importet e avionëve komercial dhe pjesëve të tyre rezervë dhe ka hyrë në fuqi zyrtarisht që prej 7 gushtit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews