Ballina Aktualitet Kosovë Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Thaçi paralajmëron referendum për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

Presidenti Hashim Thaçi, ka paralajmëruar referendum në Kosovë për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ai ka thënë se është duke bërë të gjitha përpjekjet që të procedohet në Kuvend një projektligj ku do të mundësohet edhe mbajtja e referendumeve për çështje të ndryshme. Jam duke bërë përpjekje që në të ardhmen qytetarët të shprehen me referendum. Sidomos për dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje qytetarët të shprehen përmes referendumit. Qytetarët e Kosovës, duhet ta kenë mundësinë që të shprehen për raste të tilla, sidomos tani kur kemi diverejgneca të tilla. Sikur të ksihim mekanizmin e referendumit, askush nuk do të mundte që përmes populizmit ta pamundësonte votimin e ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi shkruan Periskopi.

Pjesë tjera nga fjala e Thaçit në konferencë:
Skenarëve apo opinioeve të mundshme apo pamundshme, unë e konsideroj si shumë të dobishëm debatin publik dhe institucional lidhur me procesin më të rëndësishëm për Kosovën, respektivisht procesin e dialogut për pajtim mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Them kështu se vetëm duke analizuar me kujdes të gjitha opsionet e mundshme, duke shkuar edhe më larg dhe duke marrë guximin për të diskutuar për tema që janë konsideruar tabu, bashkërisht do të arrijmë në fund të zgjidhjes së këtij provcesi që do jetë në përputhje të plotë me shtetin.

Kosova ka obligimet e veta shtetërore.

Parlamenti i Kosovës është institucioni kryesor mbikëqyrës që ka dhe do ta ketë fjalën përfundimtare për ratifikim apo mosratifikimit e një marrëveshje eventuale që do të dalë në fund të këtij procesi. E kam theksuar disa herë se procesi i dialogut me Serbinë dhe mundësitë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, për njohje reciproke, janë shumë të vogla, por duhet shfrytëzuar këtë mundësi sado të vogël që të arrijmë një marrëveshje paqësore.

Dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e një marrëveshje ndër shtetërore, normlaizim, njohje dhe pajtim në mënyrë paqësore.

Të gjithë ata akterë që janë të përfshirë në këtë proces, do t’i ftoja që ta theksojnë faktin që marrëveshja do të arrihet vetëm përmes dialogut.

Besoj tek mençuria dhe guximi për t’u bashkuar sepse nuk kemi kohë për të humbur.

Ata që mendojnë se Kosovës nuk duhet t’i ngutet dhe mendojnë se koha punon në favorin tonë, janë krejtësisht të gabuar./Periskopi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews