Ballina Bota Temperaturat e larta/ Mbi 650 të vdekur në Britaninë e Madhe

Temperaturat e larta/ Mbi 650 të vdekur në Britaninë e Madhe

Vala e të nxehtit ka marrë deri tanë më shumë se 650 jetë njerëzish në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave angleze, numri i të vdekurve për muajin qershor dhe korrik ka qenë 663, më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Personat me sëmundje të veshkave dhe veçanërisht të zemrës janë sipas mjekëve më të prekurit.
Presidenti i Shoqatës së Mjekësi është shprehur se i nxehti shkakton dehidratim mund të çojë në shumë sëmundje, sidomos te të moshuarit, duke shkaktuar marrje mendsh dhe goditje në zemër, të cilat mund të rezultojnë fatale.

Sipas Shoqatës, në gusht të vitit 2003 ka pasur rreth 2.000 vdekje shtesë si pasojë e valës së nxehtësisë te personat mbi 75 vjeç, kryesisht në Londër.

Por, lajmi më i keq është se i nxehti parashikohet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, deri në ditët e para të javës tjetër, ku mund të kap vlerat 35 gradë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews