Ballina Bota Sulmet ajrore izraelite vrasin nënën shtatzënë dhe vajzën e saj

Sulmet ajrore izraelite vrasin nënën shtatzënë dhe vajzën e saj

SHPËRNDAJE

Izraeli nisi sërish sulmet ajrore duke bombarduar në kufirin me Gazën, pasi dhjetëra raketa janë lëshuar në territorin izraelit nga Hamasi.

Të paktën 3 persona kanë mbetur të vrarë, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe foshnja e saj 18 muajshe.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se gruaja shtatzënë ishte një 23-vjeçare, ndërsa mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i saj. Po ashtu, mbeti i vrarë edhe një militant i Hamasit, e 12 persona të tjerë u plagosën.

Ende nga Izraeli nuk ka pasur një koment mbi viktimat e shkaktuara si pasojë e sulmeve të tyre.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se gjithçka nisi pasi u qëllua një automjet i policisë të mërkurën në Gaza./Tch/