Ballina Argëtim Jetë & Stil STUDIM – Ushtrimet fizike reduktojnë rrezikun e depresionit

STUDIM – Ushtrimet fizike reduktojnë rrezikun e depresionit

Ushtrimet fizike janë një mënyrë e mirë për të reduktuar rrezikun e depresionit dhe këtu përfshihen praktikimi i një sporti, ecja dhe madje dhe bërja e punëve të shtëpisë, sipas një studimi të publikuar sot.

Sipas autorëve, të gjithë llojet e ushtrimeve fizike janë shoqëruar me një përmirësim të shëndetit mendor. Por, ky përmirësim është më i dukshëm me sportet kolektive, çiklizimin, aerobinë dhe sportet në sallat e palestrave.

Studimi i publikuar në “The Lancet Psychiatry” bazohet në sondazhet e bëra me më shumë se 1,2 milionë të rritur amerikanë mes 2011 dhe 2015.

Këto sondazhe përfshinin një listë prej 75 lloje të aktivitetit fizik, nga ecja për formimin e muskujve, tek ecjet në natyrë, peshkimi ose joga.

Të anketuarit u pyetën se sa herë në javë ose muaj ushtronin aktivitet fizik.

Një pyetje tjetër ishte:”Nëse mendoni për shëndetin tuaj mendor, që përfshin stresin, depresionin dhe problemet emocionale, sa ditë gjatë nuk kanë qenë të mira në 30 ditë?

“Rezultati ka qenë se personat që kanë kryer një aktivitet fizik kanë pasur të paktën 1,5 ditë të këqija të shëndetit mendor në muaj në raport me ato që nuk kanë pasur aktivitet fizik”, theksuan autorët në një komunikatë.

Të anketuarit deklaruan se kanë pasur mesatarisht rreth tre ditë e gjysmë “shëndet jo të mirë mendor” në muaj.

Dosa ideale e ushtrimit fizik është 45 minuta tre ose pesë herë në javë.

Të anketuarit që arrinin tre orë aktivitet fizik në ditë deklaruan se kishin një shëndet mendor pak më të mirë se ata pa asnjë aktivitet fizik.//atsh/

@tn.lajmelokale
@tetovanews