Ballina Top Lajm Shqiptari tregon tmerrin e Xhenovas: Isha 300 metra larg, makinat fluturuan në...

Shqiptari tregon tmerrin e Xhenovas: Isha 300 metra larg, makinat fluturuan në ajër

Ervini nga Tirana ishte me fat, sepse i shpëtoi mrekullisht tragjedisë së djeshme në Itali.

Djaloshi 29 vjeçar nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Xhenova të Italisë, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi dje paradite kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

Ai tregon për redaksinë e Ora News minutat që e kanë ndarë nga vdekja:

“Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për t’i transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar.

Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër.

Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim”

I pyetur nëse ka dëgjuar që mund të ketë shqiptarë të prekur nga kjo tragjedi, Ervini tregon:

“Kur u ktheva në magazinë një orë e gjysmë më pas pashë disa familjarë që po pyesnin rreth e rrotull për një djalë të tyre.

Nuk po arrinin të komunikonin në telefon dhe kishin frikë mos ai kishte udhëtuar me makinë në autostradë në momentin e tragjedisë, por nuk di më nëse familja arriti të gjente djalin.

Unë vetë nuk kam dëgjuar tjetër. As mediat italiane që po ndjek nuk kanë thënë gjë deri tani”

@tn.lajmelokale
@tetovanews