Ballina Sport Rama si fëmijë, takon Ronaldon në korridor dhe i “vjedh” një foto

Rama si fëmijë, takon Ronaldon në korridor dhe i “vjedh” një foto

Kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi në mënyrë rrufe për të parë një ndeshje futbolli, me avionin charter të porositur për Igli Taren u gjend mbrëmjen e sotme në Torino. Ai nuk ka zhgënjyer me performancën e vet në këtë eveniment.

Rama ka gjetur personin për të cilin sot flet e gjithë bota, futbollistin Cristiano Ronaldo dhe i ka rrëmbyer atij një fotografi në një nga korridoret e stadiumit. Ai e ka shpërndarë menjëherë fotografinë me futbollistin e madh në rrjetet sociale, ku ka marrë pëlqime të panumërta.

Kryeministri, i cili kërkon gjithmonë të vjedhë nga fama e të tjerëve, nuk kishte si të mos “lëshohej” në Torino, veçanërisht duke patur parasysh numrin e personaliteteve dhe personazheve të famshëm që gjendeshin aty.

Kemi parë deri më sot kryeministrat apo presidentët e vendeve të tjera, të ndjekin evente të ekipeve të vendeve të tyre. Kemi parë dhe ndjekur, gëzimin, harenë dhe seriozitetin e tyre. Por, kurrë nuk kemi parë kryeministrin e një vendi të vrapojë stadiumeve të botës, për të bërë fotografi me futbollistë të shquar.

Rama zgjodhi të arratiset me këtë udhëtim rrufe, pas mbledhjes së lodhshme të kabinetit në Vlorë, ku “torturoi” për orë të tëra ministrat, që presin me zemër në dorë fatin e tyre. Ndërsa një pjesë e mirë e tyre, janë ende në pritje të vendimit të Ramës, lideri është larguar drejt Torinos për t’u relaksuar. Tek e fundit, nëse kryeministri ynë, me resurse të shumta, nuk shijon “la dolce vita”, kush tjetër mund ta bëjë?

Foto me Ronaldon, është shfaqja e fundit e kryeministrit tonë klloun.

/TPZ.AL/

@tn.lajmelokale
@tetovanews