Ballina Kronika Policia lokalizon vendndodhjen e autorit të masakrës, Ritvan Zykaj, ndërhyrja në mëngjes

Policia lokalizon vendndodhjen e autorit të masakrës, Ritvan Zykaj, ndërhyrja në mëngjes

Operacioni kryesohet në terren nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndërhyrja pritet të bëhet në orët e para të mëngjesit për shkak të errësirës. Urdhri për policët është i prerë, nëse Zykaj reziston, ata do ta eliminojnë.

Gjashtë orë pas masakrës së Selenicës, policia duket se ka lokalizuar vendndodhjen e autorit, Ritvan Zykaj, 24-vjeç. Mësohet se ndërhyrja do bëhet në orët e para të mëngjesit për shkak të errësirës.

Urdhri për policët është i prerë, nëse Ritvan Zykaj bën rezistencë dhe sulmon me armë efektivët e policisë, ata duhet t’i përgjigjen. 24-vjeçari është i armatosur me dy armë zjarri kallashnikov dhe përbën rrezikshmëri të lartë për efektivët e policisë. Operacioni kryesohet në terren nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Loading...