Ballina Kronika Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës, familjarët plotësojnë amanetin e kryefamiljarit

Përcillen viktimat e masakrës së Selenicës, familjarët plotësojnë amanetin e kryefamiljarit

8 arkivole dolën nga një derë. 8 jetë të prera në mes nga dora gjakatare e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, i cili i ekzekutoi dje me kallashnikov kushërinjtë e tij. 6 arkëmorte në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeçe dhe vëllai vetëm 6 vjeç, pasi u është dhënë lamumira e fundit, mes lotëve dhe britmave, janë përcjellë për në vendin ku do të prehen.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi në një lidhje live për ‘News24’ se familjarët e familjes Zykaj do të plotësojnë amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste, donte të prehej në tokat e tij. E ndaj ata kanë vendosur që të gjithë viktimat të prehen në të njëjtin vend, mes ullishteve të familjes së tij.

Ndërkohë, në ceremoninë e varrimit janë mbajture edhe fjalime prekëse, ku është kërkuar që shteti të dënojë autorin e krimit të rëndë.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Loading...