Ballina Sport Pas turpërimit nga Tottenhami, ja çfarë thotë Mourinho

Pas turpërimit nga Tottenhami, ja çfarë thotë Mourinho

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho refuzoi të fliste keq për lojtarët e tij pas ndeshjes, duke këmbëngulur se ata nuk pësuan humbje në pikëpamjen taktike.

“Nga pikëpamja strategjike ne nuk kemi humbur, as pikëpamja taktike nuk kemi humbur, por kemi humbur”. “Erdhi goli i tretë dhe e vrau ndeshjen. Ne punuam gjatë gjithë javës, por tifozët tanë nuk lexojnë gazeta, nuk shikojnë televizor, janë më inteligjentë se kaq”.

“Tifozët tanë u përgjigjën në një mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë Mourinho për Sky Sport.

Duartrokitjet e tij ndaj publikut të “Old Trafford” pas humbjes 0-3 me Tottenhamin para syve të drejtuesve të United të linin përshtypjen e një lamtumire, por në konferencën për shtyp pak minuta më vonë Jose Mourinho u shfaq si zakonisht energjik, madje më shumë se ç’u pa në pankinë gjatë takimit.

“Meritonim shumë më tepër për nga mënyra sesi kemi luajtur. Nuk duhet të ndihemi të mundur.”

Kjo është humbja e dytë e United, pas javë më parë pësuan edhe nga Brighton & Hove Albion.

@tn.lajmelokale
@tetovanews