Ballina Bota Pas tragjedisë në Genova, Italia goditet edhe nga tërmeti

Pas tragjedisë në Genova, Italia goditet edhe nga tërmeti

Pas shembjes së urës, Italia është goditur gjatë natës edhe nga një tërmet i fuqishëm.

Siç bëhet e ditur tërmeti ka rënë rreth orës 01:00 të mesnatës dhe ka pasur një magnitutë prej 4.7 ballësh. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Molise, Campobasso.

Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 19 kilometrash.

Në epiqendër dhe zonat përreth ka pasur panik mes banorëve të cilët kanë dalë dhe e kanë kaluar natën në rrugë.

Lëkundjet janë ndjerë deri në detin Adriatik.

Nuk ka njoftime për dëme./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews