Ballina Bota Pamje tmerri/ Ulërima e njerëz që vrapojnë, shkojnë në 142 viktimat nga...

Pamje tmerri/ Ulërima e njerëz që vrapojnë, shkojnë në 142 viktimat nga tërmeti (FOTO)

Shkon ne 142 numri i viktimave nga tërmeti me magnitugë 7.0 që goditi ishullin Lombokut në Indonezi, njoftuan autoritetet lokale.Një bilanc tragjik dhe shifer qe eshte rritur ne menyre dramatike oret e fundit. Kjo u njoftua nga Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive, e cila ben me dije se buxheti është i destinuar të rritet pasi shpëtuesit nuk kanë arritur ende të futen në disa nga zonat më të goditura në veri të ishullit.Zëdhënësi Sutopo Purwo Nugroho foli për dëmtime katastrofike në veri të Lombokut, ku qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë dëmtuar.Turistët perëndimorë kane pare tmerr me sy, nderkohe qe shumë hotele janë evakuuar. Disa postime në mediat sociale tregojnë se edhe në Bali, ku ndihej tërmeti, pati dëme për ndërtesat dhe qendrat tregtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews