Ballina Aktualitet Kosovë “Novosti”: Amerika po i përgatitë shqiptarët për goditje në veri

“Novosti”: Amerika po i përgatitë shqiptarët për goditje në veri

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se “pjesëtarët amerikan të KFOR-it me javë të tëra po i përgatisin shqiptarët në malin e Bajgorës. Prishtina ka blerë nga SHBA 27 “Hummer”, dhe 24 i ka marrë si dhuratë”.
“Shqiptarët e Kosovës po i intensifikojnë ushtrimet me amerikanët, në kuadër të operacionit me emërtim “Shpata e artë”, i cili në qarqet e sigurisë serbe interpretohet si faza finale e hyrjes në veri të Kosovës dhe rrumbullakimi i sovranitetit të shtetit”, pretendon Novosti.

Sipas “informatave” të tyre, pjesëtarët amerikan të KFOR-it tashmë me javë të tëra po i përgatisin pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Trajnimi po kryhet në Bajgorë për së paku njëqind pjesëtarë të FSK-së, të cilët në intervale të caktuara kohore po ndërrohen, transmeton Insjaderi.com.

Edhe pse përfaqësuesit e SHBA në Kosovë publikisht theksojnë se për transformimin e FSK-ës në Ushtri të Kosovës duhen ndryshime kushtetuese dhe dialogu gjithëpërfshirës i të gjitha komuniteteve në Kosovë, sjellja e pjesëtarëve amerikan të KFOR-it në terren flet se këto procese kanë shkuar shumë përpara. Sipas “informacioneve të besueshme” të kësaj gazete, ata përveç që po i ushtrojnë pjesëtarët e FSK-së, edhe po i armatosin me të madhe këto forca, gjegjësisht Ushtrinë e ardhshme të Kosovës.“Komanda e FSK-së ka blerë nga amerikanët 27 automjete luftarake “Hummer” derisa 24 kanë marrë si dhuratë, pretendon gazeta.

Pas lëvizjes masive të forcave të KFOR-it nga pjesa jugore e Kosovës në veri të shtunën në mëngjes, ushtria serbe e ka ngritur gatishmërinë luftarake në gjithë territorin e Serbisë. Nga ministria e mbrojtjes serbe është kumtuar se, në kuadër të ushtrimeve të fluturimit, fluturaket e ushtrisë serbe, prej sot dhe pesë ditët e ardhshme do të fluturojnë mbi rajonin e Nishit dhe në jug të Serbisë. Gjithashtu janë mbajtur konsultimet në krye të shtetit në mbledhjen e Këshillit për siguri kombëtare të Serbisë, në të cilën janë marrë vendimet përkatëse për masat të cilat Serbia është e gatshme t’i ndërmerr.

@tn.lajmelokale
@tetovanews