Ballina Kronika Në Vushtrri e mbyt rryma një 21-vjeçar

Në Vushtrri e mbyt rryma një 21-vjeçar

Një 21-vjeçar ka vdekur rreth orës 17:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë. Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe Polica e Kosovës. Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se i ndjeri ishte djalë i vetëm i familjes.

Siç kanë treguar në polici, 21-vjeçarin e ka mbytur rryma derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike.

“Rreth orës 17 e 30 kemi marrë informata se në fshatin Maxhunaj një 21-vjeçar ka pësuar lëndime në vendin e punës. I riu më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë pas rreth 30 minutave. Dyshimet janë se ai ka vdekur nga rryma”, ka thënë Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për regjionin e Mitrovicës.

Sipas Zahhitit, viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore, ndërsa ka qenë duke instaluar kabllo në njërën prej shtyllave elektrike.

Loading...