Ballina Aktualitet Lajme NË HAXH KËTË VIT DO TË SHKOJNË 672 BESIMTARË NGA MAQEDONIA

NË HAXH KËTË VIT DO TË SHKOJNË 672 BESIMTARË NGA MAQEDONIA

Nga Republika e Maqedonisë në haxhxh do të shkojnë 672 besimtarë të cilët prej 11 deri më 15 gusht do të udhëtojnë me katër aeroplanë. Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Irsal Jakupi.

Nga myftinia e Dibrës e cila i përfshinë komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe rajonin e Rekës, Komunën e Mavrovës -Rostushës, këtë vit në haxhxh do të shkojnë 26 besimtarë.

“Myftina jonë i ndërmori të gjitha aktivitetet e nevojshme për shkuarje pa pengesa në vendet e shenjta Mekë dhe Medinë, ku realizohet shtylla e pestë e Islamit haxhi. Besimtarët të cilët u paraqitën i kaluan të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa e pranuan edhe vaksinën e nevojshme”, konfirmoi myftiu i Dibrës, Haxhi Ramazan Efendi Hasa.

Besimtarët e këtij rajoni nisen më datën 11 dhe 13 gusht nga Dibra, ndërsa pastaj së bashku me besimtarët e tjerë nga vendi drejtë vendeve të shenjta do të nisen nga aeroporti i Shkupit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews