Ballina Aktualitet Lajme Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të matura lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë midis 12 dhe 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 34 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha me diell dhe i ngrohtë me vranësira të matura lokale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews