Ballina Aktualitet Lajme Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngrohtë dhe me vranësira, në disa vende me diell. Pasdite do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të shiut dhe bubullima.

Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa do të ketë dhe breshër.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 14 deri më 21 ndërsa ato ditore pritet të lëvizin prej 28 deri 35 gradë Celcius.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë 8.

Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 34 gradë Celcius.

Ditë të mbarë!

@tn.lajmelokale
@tetovanews