Ballina Kronika Masakra me 8 të vrarë/ Ja çfarë kërkoi autori kur e thirrën...

Masakra me 8 të vrarë/ Ja çfarë kërkoi autori kur e thirrën të dorëzohej: Dua…

Dalin detajet e reja nga momenti i arrestimit të autorit të masakrës me 8 të vrarë në Vlorë. Në Selenicë mbi 500 punonjës policie, FNSH, DELTA, RENEA, dhe efektive të Vlorës, nën drejtim e kreut të policisë, Ardi Veliu, ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.

Policia ka përdorur qentë gjurmues për të rënë në gjurmët e autorit, që pas krimit u arratis së bashku me armën. Ndërkohë që janë përdorur edhe dylbi nate dhe ditë.

Janë caktuar dy perimetra sigurie, vija e parë ajo që rrethoi fshatin dhe e dyta që ishte më e ngushtë në bazë të gjurmëve që ndoqi qeni gjurmues. Sot në mëngjes efektivët veshur me veshje me ngjyrë toke ranë në gjurmët e autorit fshehur ne kallamishte, pasi e panë me dylbi. Pasi e rrethuan, i bënë thirre” ndal policia, dorëzohu, hidhe armën”.

Kur ka përë policinë, ka tentuar të rrëmbeje automatikun që kishte me vete, armën e krimit, por me pas e ka lëshuar atë përtokë.

Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe është shfaqur i qetë. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë, por vetem ka kërkuar të pije ujë.

Forcat e policisë lokale, Renea dhe FNSH fill pas ngjarjes rrethuan fshatin për kapjen e kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij.

Loading...