Ballina Bota Masakër në Jemen, sulmohet një autobus me fëmijë (VIDEO)

Masakër në Jemen, sulmohet një autobus me fëmijë (VIDEO)

Të paktën 29 fëmijë janë vrarë dhe 30 janë plagosur në një sulm ajror të udhëhequr nga koalicioni Saudit në Jemen, njoftoi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Fëmijët po udhëtonin në një autobus që u godit në një treg në Dahyan, në krahinën veriore të Saada. Por Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga lëvizja rebele Houthi tha se numri i të vdekurve ishte 43 dhe tha se 61 persona u plagosën.

Një përfaqësues nga “Save the Children” tha se fëmijët po ktheheshin përsëri në shkollë nga një piknik, kur shoferi i autobusit të tyre u ndal për të marrë një pije. Mjeti ishte i palëvizshëm kur ndodhi sulmi, shtoi ai.
ICRC tha se një spital në Saada kishte marrë trupat e 29 fëmijëve, të gjithë nën moshën 15 vjeç dhe 48 të lënduarve, mes tyre 30 fëmijë.

Loading...