Ballina Suplement Ekonomi Maqedonia me rrogën mesatare më të ulët në rajon

Maqedonia me rrogën mesatare më të ulët në rajon

Me 400 euro jo të plotë rrogë mesatare në Maqedoni, qytetarët e Maqedonisë mezi e kalojnë muajin. Kjo rrogë është më e ulët në rajon edhe pse mesatarisht rritej në vitet e fundit. Maqedonia sipas të ardhurave është në fund të listës në Ballkan, madje edhe mbas Shqipërisë dhe Serbisë që kishte të ardhura më të larta vitet e kaluara. Sindikatat kanë kalkuluar se për një familje katër anëtarëshe i duhen më së paku 100 euro më shumë ose 32.000 denarë që të mund t’i kënaqë vetëm nevojat më themelore. Qytetarët thonë se mezi po kalojnë muajin, dhe se paratë që i marrin nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme.

Përderisa Qeveria e Maqedonisë gjithkund thotë se rroga mesatare e ka tejkaluar 24.000 denarë, Kryetari i Serbisë Alkesandar Vuçiq u lavdërua se ka kaluar Maqedoninë sipas lartësisë së rrogave, përcjell Telegrafi Maqedoni.Të gjithë shtetet janë para Maqedonisë, Kroacia ka rrogë mesatare prej 867 eurove, qytetarët e Malit të Zi fitojnë 511 euro, në Bosnjë dhe Hercegovinë rroga mesatare në muajin maj ka qenë 449 euro, ndërsa në Serbi 426 euro. Slloveni është në vend të parë me rrogë mesatare prej 1.077 euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, rroga më shumë është rritur në Kroaci – për 71 euro, vijojnë Serbia me 30 euro, Sllovenia me 21 euro, Maqedonia me 17.38 euro, dhe Bosnja dhe Hercegovina me 12.46. Vetëm në Mal të Zi rroga mesatare ka mbet e njëjtë.

Në Maqedonia rroga mesatare është 24509 denarë në muaj, por analizat e organizatave për studime ekonomike tregojnë se 18% e punëtorëve në vend edhe pse kanë marrëveshje për punësim, kanë marrë rrogë në dorë. Realisht, mesataren e zmadhojnë ata me rroga shumë të larta, gjegjësisht ata 1.4% e punëtorëve që marrin mbi 40.000 denarë, por 80% e qytetarëve të Maqedonisë marrin rroga nën 20.000 denarë, dhe gjysma e punëtorëve janë me rroga minimale. Secili punëtor i katërt punon orë shtesë, pa pagesë, ndërsa 17% e punëtorëve mund që t’i kënaqin nevojat e tyre. Qeveria është optimiste se mesatarja në shtet do të arrijë 500 euro deri në fund të mandatit të saj./Telegrafi/

VIDEO bonus:
Loading...