Ballina Aktualitet Kosovë Majko : Do t’a “shembim” kufirin Kosovë- Shqipëri

Majko : Do t’a “shembim” kufirin Kosovë- Shqipëri

Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko, deklaroi se nga data 1 janar nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtë deklaratë e dha në Skenderaj gjatë një manifestimi kushtuar mërgimtarëve.

Majko theksoi se kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka marrë vendimin në fjalë dhe nga 1 janari nuk do të ketë kufi mes dy shteteve.

“Duhet me hap kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Majko mbrëmë.

Edhe pse në manifestim ishin të pranishëm Kryeministri, Ramush Haradinaj e presidenti Hashim Thaçi asnjëri nga ta nuk foli rreth vendimit të Edi Ramës për heqjen e kufirit.

Lajmi i dhënë nga Majko i gëzoi fort kosovarët. Pas kësaj deklaratë mbrëmë në Skenderaj shpërthyen brohoritjet dhe duartrokitjet./INA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews