Ballina Sport Mahnitëse, Guardiola fiton 2,5 tituj në një sezon!

Mahnitëse, Guardiola fiton 2,5 tituj në një sezon!

Pep Guardiola arkëtoi trofeun e 24 në 10 vitet e fundit si trajner, pas që ditë më parë Mançester Siti mundi Çellsin me 2-0 në finalen e “Community Shield” ose SuperKupën e Aglisë. Guardiola, në katër sezone në Barcelonë, fitoi 14 tituj: tre La Liga, dy Kupa Mbreti, tri Superkupa Spanjolle, dy Liga Kampionësh, dy Superkupa Europiane dhe dy Botërorë për Klube. Në tre vite në stolin e Bajern Munihut, ai shtoi edhe shtatë trofe të tjerë: tri tituj në Bundesligë, dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për Klubet. Në Mançester Siti, me vetëm dy sezone ka tashmë tre trofe. Statistikat thonë se trajneri spanjoll brenda një sezoni fiton nga 2.5 tituj, me çka vazhdon të fitojë vend në mesin e trajnerëve më të mirë të futbollit në botë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews