Ballina Aktualitet Kosovë KURTI E QUAN TË RREZIKSHME SHPREHJEN “KORRIGJIM I KUFIJVE”

KURTI E QUAN TË RREZIKSHME SHPREHJEN “KORRIGJIM I KUFIJVE”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në vazhdim të tryezës për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i shoqëruar nga z. Hydajet Hyseni dhe deputetja Fitore Pacolli priti në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shapi Kamberin dhe shefin e kabinetit të tij, Rahim Salihun. Kurti siç njofton VV përmes një komunikate e informoi Kamberi rreth diskutimeve që kishte kryesia e VV-së në mbledhjen e saj të djeshme rreth zhvillimeve të fundit që prekin komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Kurti e konsideroi joadekuate dhe të rrezikshme shprehjen “korrigjim i kufijve” të Presidentit Thaçi, meqenëse korrigjim i kufijve do të thotë korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël me ndonjë fshat, zabel a kodrinë, por jo përfshirje e një krahine të tërë siç është zona e komunave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, e që duhet të trajtohen si tërësi dhe jo të ndara nga njëra-tjetra. Kurti tha se respektimi i referendumit të vitit 1992 është zgjidhja e vetme e drejtë, duke shtuar se Serbia duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të paguajë për dëmet e shumta të luftës dhe okupimit. Ndërkohë, të dy palët u pajtuan për kontakte, komunikim, takime e bashkëpunim të vazhdueshëm./21Media/

@tn.lajmelokale
@tetovanews