Ballina Shëndeti Kujdes nga akulli që konsumoni në lokale!

Kujdes nga akulli që konsumoni në lokale!

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull.

Por, ndërsa ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli.

Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.

Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri.

Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Mjeku Pipero, ngre shqetësimin se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

Mjeku Pipero në një intervistë për “Klan plus” ka ngritur shqetësimin se në shumicën e rasteve sëmundjet infektive sidomos në verë vijën për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

Vetëm javën e kaluar mësohet se 11 persona i janë drejtuar Spitalit Infektiv për shkak të helmimit nga konsumimi i sufllaqeve me mish në një “Fast-Food”, apo rasti më i fundit është në Elbasan ku 44 dasmorë u helmuan nga ushqimi./dita/

@tn.lajmelokale
@tetovanews