Ballina Aktualitet Lajme Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Durrës

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Durrës

Ka nisur në Durrës ceremonia e pritjes së kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës. I pranishëm është edhe komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pritur në vilën qeveritare të ftuarit, ku Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal.

Axhenda

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë së Shqipërisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale 1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Takimi do të mbahet në ambientet e vilave qeveritare të Shqipërisë.

Në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk e ka konfirmuar ende pjesmarrjen në takimin e sotem.

Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.

Takimi mbahet në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur faza finale e dialogut dhe tema më e nxehtë është ajo e korrigjimit të kufijve që presupozon edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi./ON/

@tn.lajmelokale
@tetovanews