Ballina Kronika Kapet autori i masakrës së Selenicës, ishte fshehur në një stan (VIDEO)

Kapet autori i masakrës së Selenicës, ishte fshehur në një stan (VIDEO)

Rreth 500 forca policie që ishin vënë në ndjekje të autorit të masakrës së Selenicës kanë arritur ta ndalojne 24 vjeçarin në orët e para të mëngjesit. Ridvan Zykaj qëndronte i fshehur në një stan jo shumë larg vendngjarjes. Deri tani autori nuk ka pranuar të flasë.

Arratia e autorit të masakrës së Selenicës nuk zgjati shumë. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit në një zonë periferike në dalje të Selenicës. Ridvan Zykaj qëndronte i fshehur në një stan rreth 2 km larg banesës së tij.

24 vjeçari ekzekutoi me kallashnikov 8 persona anëtarë të së njëjtës familje me të cilët kishte lidhje gjaku. Autorit të vrasjes makabre nuk i është gjetur telefoni, por policia i ka sekuestruar armën me të cilën vrau kushërinjtë e tij.

Për kapjen e tij u angazhuan 500 forca policie. I riu është lokalizuar nga dylbitë termale. Në momentin e arrestimit mësohet se 24 vjeçari nuk ka bërë rezistencë. Ai është shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës dhe nuk ka pranuar të flasë.

Dyshohet se 24 vjeçari i vrau të afërmit e tij pas një debati të nisur për vjedhjen e disa pulave. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Resulaj.

Nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën Demir Zykaj 75 vjeç, Perie Zykaj 72 vjeçe burrë e grua. Dy djemtë e tyre me bashkëshortet përkatësisht Azem Zykaj , 45 vjeç, Aferdita Zykaj 42 vjeçe, Besim Zykaj 43 vjeç dhe Vasilika Zykaj 42 vjeçe.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë edhe dy fëmijët e Besimit.  Sipas policise gjyshi i autorit e kishte vëlla 75 vjeçarin Demir Zykaj, që mbeti i vrarë në këtë ngjarje. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

Loading...