Ballina Lajme Rajoni Izetbegoviq: Nxënësi i Millosheviqit nuk mund të bëjë paralele mes Kosovës dhe...

Izetbegoviq: Nxënësi i Millosheviqit nuk mund të bëjë paralele mes Kosovës dhe Republikës ‘Srbska’

SHPËRNDAJE

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq hodhi poshtë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se statusi i Republika Serbe në Bosnje është i lidhur më atë të Kosovës.

Të mërkurën, Daçiç kishte thënë për mediat në Serbi se do të duhet të shpallte pavarësinë e Republikës Serbe në momentin kur Kosova e bëri atë. “Këto dy tema asnjëherë nuk mund të lidhen, ani pse Daçiq, një nxënës i Millosheviqit po mundohet të sjellë një paralele të tillë. Bosnja e Hercegovina është një çështje e përfunduar”, ka thënë Izetbegovic dje në Mostar, përcjellin mediat në rajon.Ai ka thënë se e njëjta e keqe i ka goditur nga politika e Millosheviqit edhe Kosovën edhe Bosnjën.