Ballina Bota Tragjedi ajrore, bie helikopteri, 18 të vdekur (VIDEO)

Tragjedi ajrore, bie helikopteri, 18 të vdekur (VIDEO)

18 persona kanë humbur jetën në Rusi, pasi një helikopter është rrëzuar në veri-perëndim të Siberisë.

Lajmin e konfirmojnë autoritetet ruse, sipas të cilave helikopteri i llojit ‘MI-8’ u rrëzua në orët e para të mëngjesit rreth 180 kilometra larg qytetit Igarka, në territorin e rajonit Krasnojarsk.

Të gjithë personat që ndodheshin në bord, 3 anëtarë të ekuipazhit dhe 15 pasagjerë, kanë humbur jetën.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se mjeti po transportonte një grup punëtorësh në një impiant nafte.

Lidhur me incidentin është hapur një hetim dhe të dhënat paraprake sugjerojnë se helikat e mjetit janë përplasur me ato të një helikopteri tjetër pak pasi janë ngritur në ajër.

Ministria ruse e Transporteve, e cituar nga agjencia e lajmeve ‘AFP’, ka saktësuar se helikopteri i dytë është ulur në tokë i padëmtuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews