Ballina Aktualitet Kosovë Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Kush shkel ligjet e Kosovës do marrë...

Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë: Kush shkel ligjet e Kosovës do marrë përgjigjen e merituar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, pas paralajmërimeve për shpallje të autonomisë në veri të vendit.

Duke theksuar se zëra të tillë nuk janë gjë tjetër veçse retorikë e Beogradit, Haradinaj tha se institucionet e Kosovës janë në gjendje gatishmërie në rast të prishjes së rendit.

“Nëse dikush del nga ligjet e Kosovës dhe marrëveshja, ligji do të veprojë, nuk ka dilema, do të marrë përgjigjen e vet. 

Sa i përket veriut, ne çdo herë kemi mirëpritur ardhjen e çdo qytetari të botës te ne dhe po pritet mirë në çdo pjesë të Kosovës.

 Kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marrë përgjigje nga ligji ynë. 

Jemi në gjendje gatishmërie, nëse ka prishje të rendit dhe ligjit”, tha Haradinaj.

Por për mediat serbe, kjo mbledhje ka pasur një qëllim tjetër. Siç shkruan “Kurir”, shqiptarët e Kosovës po përgatiten për të marrë përsipër rezervuarin Gazivoda në veri të Kosovës të shtunën në mëngjes dhe mbledhja në fjalë do të detajojë skenarin për ta arritur këtë.

“Me ditë të tëra dhe në mënyrë të planifikuar është dezinformuar për një konflikt të sajuar për të përgatitur terrenin për veprimet e së nesërmes. 

Sulmi në veri të Kosovës ka për qëllim për të parandaluar formimin e Asociacionit të Komunave serbe, për të cilën afati skadon nesër, më 4 gusht, dhe për të bërë të pafavorshëm pozicionin e negociatorëve serbë në negociatat në Bruksel. 

Ushtria serbe, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri”, shkruan “Kurir”. (TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews