Ballina Kronika E përplasën dhe e lanë në pellgun e gjakut, pas 3 ditësh...

E përplasën dhe e lanë në pellgun e gjakut, pas 3 ditësh agonie shqiptari humb jetën

Një fat të hidhur ka pasur një qytetar shqiptar që jetonte prej kohësh në qytetin e Milanos në Itali.

64 vjeçari ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është goditur nga një makinë në rrugën “Virgilio Ferrari” në zonën e Vigientino-s. Pas incidentit drejtuesi i makinës e la të përdhe në pellgun e gjakut të tij shqiptarin dhe u largua me shpejtësi.

Aksidenti i rëndë ndodhi më datën 6 gusht në Milano, ndërsa këtë të enjte media italiane shkruan sërish për të moshuarin.

Të enjten në mbëmje janë shuar shpresat për 64 vjeçarin, shkruan media italiane “Milano Today” e cila raporton se pas tre ditëve në agoni, i moshuari shqiptar ka humbur jetën.

Në media shkruhet se ditën e martë, të nesërmen e aksidentit, policia ka gjetur në afërsi të zonës ku ndodhi aksidenti, një mjet të tipit Seat Ibiza, e cila dyshohet se ishte e personit që kreu vrasjen. MilanoToday shton se policia vuri re se parakolpi i makinës ishte goditur, një shenjë kjo se makina në fjalë ishte braktisur nga personi që kishte shtypur shqiptarin.

Deri më tani policia ende nuk e ka gjetur personin që i jepte makinës, pasi nga dokumentat e automjetit del në dukje një identitet fals.

Loading...