Ballina Sport E papritur, Reali i bën ofertë Ronaldos

E papritur, Reali i bën ofertë Ronaldos

Milani do të jetë mysafir në Santiago Bernabeu më 11 gusht për ndeshjen kundër RealMadridit për Trofeun e Bernabeut.

Megjithatë, tani po përflitet më shumë për edicionin e vitit 2019 të kësaj ndeshje, pasi që klubi madrilen po planifikon të ftojë Juventusin për të organizuar ndeshjen për nder të Ronaldos.

Ylli portugez i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin. Ai u largua këtë verë nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro.

Përderisa transferimi i një lojtari që do të zëvendësonte golat e tij ka rezultuar të jetë shumë e vështirë për Real Madridin, ata nuk janë duke i mbajtur inat portugezit dhe i kanë kërkuar të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu për ndeshjen e Trofeut të Bernabeut të vitit 2019.

Edhe Iker Casillasit thuhet se i është dhënë kjo ofertë si për edicionin e vitit 2017, po ashtu edhe për atë të vitit 2018. Por, Porto e kishin të pamundur të shtonin këtë lojë në programin e tyre, kështu që portierit ende nuk i është mundësuar kthimi në Santiago Bernabeu për ndeshjen e organizuar për nder të tij. Më parë Reali ka zhvilluar ndeshje në nder të kapiten Raul ku luajti kundër Al Sadd.

@tn.lajmelokale
@tetovanews