Ballina Kronika Detajet/ Çfarë bëri 24-vjeçari pak pas masakrës në Vlorë: U fsheh dhe…

Detajet/ Çfarë bëri 24-vjeçari pak pas masakrës në Vlorë: U fsheh dhe…

Ridvan Zykaj përshkruhet si një vrasës gjakftohtë!

Nuk ishte me të meta mendore, siç u tha në fillim dhe as i dehur. Kjo vertetohet më së miri nga dëshmitë në polici të vetë autorit të masakrës, por edhe dëshmive të familjarëve e bashkëfshatarëve.

Vetëm pak orë pasi me kallashnikov në dorë derdhi breshëri plumbash në dy shtëpi duke lënë 8 të vrarë, mes tyre dy fëmijë të gjithë anëtarë të familjes Zykaj, nga vendi ku ishte fshehur, ai mbante celularin ndezur dhe komentonte në facebook e instagram duke u kthyer përgjigje njerëzve që e shanin.

Sakaq në terren ishin 500 forca policie që ishin vënë në kërkim të tij. Policia bënte thirrje banorëve të zonës të ruheshin se autori i krimit të rëndë ishte i armatosur, ndërsa edhe vetë policia i trembej plumbave të tij.
Ai u kap rreth 12 orë pas ngjarjes, teksa mësohet se i është drejtuar policëve me fjalët “vonë erdhët, po ju prisja”.

Loading...