Ballina Aktualitet Kosovë Daçiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Daçiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq ka thënë se nuk sheh gatishmëri nga ana e Prishtinës për kompromis kur është fjala për statusin e Kosovës.Daçiq ka deklaruar se gjatë muajve të ardhshëm do të intensifikohen bisedimet për të gjetur një zgjidhje më të përhershme për Kosovën.Sipas tij, janë dy arsye pse duhet shpejtuar bisedimet.“Arsyeja e parë është nevoja për kompromis, dhe jo për ta mbajtur këtë temë mbrapa me dekada. Arsyeja e dytë është se do theksohet mandati i organeve evropiane, Federica Mogherini duhet të shkojë në votime.

Kjo do të thotë intensifikim të dialogut, por nuk ekziston një zgjidhje e tillë pa miratimin e fuqive të mëdha”, është shprehur Daçiq, transmeton lajmi.net.Lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, ai ka thënë se ka folur rreth dhjetë vite më parë rreth kësaj çështje.“Kam folur për përcaktimin, nuk e kam përdorur termin e ndarjes. Kurrë nuk kam folur për territore. Pyetni njerëzit në veri të Kosovës se çfarë mendojnë për këtë. Dhe serbët në jug. Ata i përkasin krahinës serbe nën kushtetutën tonë”.Ministri serb ka thënë se pozicioni i SHBA-ve ndaj çështjes së Kosovës ka ndryshuar dukshëm.Ndërkohë ai ka përfunduar duke thënë se kalon çdo orë të kohës në punë për të penguar njohjen e Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews