Ballina Sport Chelsea frikësohet për Hazard

Chelsea frikësohet për Hazard

Ekipi anglez, Chelsea, po ndihet edhe i frikësuar rreth mundësisë së largimit te Eden Hazard drejt Real Madrid, kështu duke përcjellë Thibaut Courtoi-n i cili dje kreu testet mjekësore tek ky ekip.

Fituesit e Champions League pas largimit të Ronaldos, e shikojnë Hazard si zëvendësim të tij dhe belgu nuk ka përjashtuar mundësinë e një largimi të mundshëm nga “ Të Blutë”.

Portier më i ri i madrilenëve, Courtoi, deklaroi se Hazard do të ishte një nënshkrim perfekt dhe se do të donte shumë që të luante prapë me të.

Shkuarja e Hazard në Madrid është duke u diskutuar qysh prej fillimit të sezonit të transferimeve, ndërsa Lapotegui e ka mundësinë që ta sigurojë atë deri me 31 gusht pasi që atëherë edhe mbyllet afati kalimtar në Spanjë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews