Ballina Argëtim Kuriozitete Aeroporti “fantazëm”, aty ku asnjë avion nuk fluturon prej 40 vitesh (FOTO)

Aeroporti “fantazëm”, aty ku asnjë avion nuk fluturon prej 40 vitesh (FOTO)

Në këtë aeroport, avionet janë gjithnjë me “vonesë”! Madje, nuk fluturojnë fare që prej vitit 1973.

Bëhet fjalë për aeroportin ndërkombëtar të Nikosias, i cili nuk përdorët që prej më shumë se 40 vitesh, kur një puç ushtarak në Greqi rriti valën e nacionalizmit grek në Qipro duke nxitur kështu edhe ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në ishull, raporton Albeu.com.

Që prej vitit 1974, aeroporti është braktisur, ndërsa të vetit vizitorë janë zogjtë, të cilët e kanë mbuluar zonën me glasa.

Ai ndodhet shumë pranë kryeqytetit të Qipros Greke, Nikosia, por marrëveshja e armëpushimit bëri që të qëllonte në zonën e demilitarizuar dhe kështu nuk mund të përdorët nga asnjëra palë. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews