Ballina Sport Zyrtare: LeBron James kalon në Los Angeles Lakers

Zyrtare: LeBron James kalon në Los Angeles Lakers

LeBron James edhe zyrtarisht i është bashkuar Los Angeles Lakersit.Basketbollisti amerikan ka braktisur radhët e Cleveland Calavaliers si lojtar i lirë për të nënshkruar me klubin e ri.Ylli i ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me vlerë 154 milionë dollarësh.

“Ky është një moment historik,” tha menaxheri i përgjithshëm i Lakers, Rob Pelinka duke shtuar se “kjo do të shërben për atë që ne po ndërtojmë këtu”. Ish-lojtari i Los Angelesit, Magic Johnson e cilësoi James “si lojtarin më të mirë në botë”.Kujtojmë se 33-vjeçari ka fituar tre tituj të kampionit me Cleveland dhe Miami Heat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews