Ballina Teknologji Zuckerbergu humb 18.8 miliardë dollarë për dy orë

Zuckerbergu humb 18.8 miliardë dollarë për dy orë

Mark Zuckerberg ka humbur afër 20 miliardë dollarë në vetëm 2 orë gjatë të mërkurës.

Shefit të Facebookut vlera neto i ka rënë për 18.8 miliardë dollarë, një rënie rekorde, duke rënë për katër vende në listën e më të pasurve të botës.

Zuckerberg kur u zgjua të mërkurën ishte personi i katërt më i pasur në botë, me 82,4 miliardë dollarë neto por deri në fund të ditës ka rënë në pozitën e tetë, transmeton koha.net.

Rënia masive e aksioneve të Facebook me 150 miliardë dollarë ka ardhur pasi gjiganti teknologjik nuk ka arritur të përmbushë vlerësimet e Wall Street për rritje të përdoruesve si dhe të ardhurave tremujore.

Vlera neto e tanishme e Mark Zuckerberg është 63,6 miliardë dollarë.

Përdoruesit mujor të Facebook kanë qenë 2.23 miliardë, e që është rënie nga pritshmëritë e analistëve, të cilët parashikonin 2.25 miliardë përdorues.

Përdoruesit në Evropë kanë rënë nga 377 milionë në 376 milionë si pjesë e skandalit dhe rregullave të reja të përdorimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews