Ballina Shëndeti Zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve mbi djersën

Zbulimi i rëndësishëm i shkencëtarëve mbi djersën

Zbulohet një nga pikat kyçe të procesit që shndërron molekulat pa aromë të trupit në substanca kimike që përhapen dhe duke u bërë kështu pak të këndshme gjatë nuhatjes.

Bëhet fjalë për një proteinë, e cila ruan një rol transportues dhe përthithet nga bakteret, kryesisht të llojit stafilokok.

Këto baktere që gjenden kudo në trupin tonë, kryesisht në zonën e sqetullave, thithin këto proteina gjatë procesit të djersitjes, që është në realitet pa asnjë aromë.

Dhe stafilokokët janë ata që pas përthithjes e transformojnë aromën në të rëndë dhe mjaft të pakëndshme.

Koordinatori i studimit të kryer i cili është publikuar në revistën shkencore eLife, thotë se zbulimi është i rëndësishëm pasi do të studiohet kështu një gjeneratë e re deodorantësh, më pak agresivë.

Deri më sot shpjegon ai, deodorantët që në përdorim janë si një bombë atomike për sqetullat, duke shkaktuar vrasjen e baktereve që popullojnë zonën.

Por sipas tij, jo të gjitha bakteret e shkaktojnë aromën e rëndë, madje është një numër shumë i vogël i tyre dhe për këtë do të vijojnë studimet e mëtejshme./dita/

@tn.lajmelokale
@tetovanews