Ballina Aktualitet Lajme Zaev: Urrejtja dhe dhuna nuk i ngjajnë Maqedonisë

Zaev: Urrejtja dhe dhuna nuk i ngjajnë Maqedonisë

Vdekja e të riut Nikolla Sazdovskit në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandër Makedonski” ka nxitur reagime të funksionarëve politik por edhe të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kryeministri Zaev ftoi për përmbajtje në ndërkohë që institucion bëjnë punën e tyre.

Urrejtja dhe dhuna nuk i përshtaten Maqedonisë dhe shkojnë direkt në dëm të së ardhmes tonë dhe rinisë tonë. Apeloj që të gjithë të përmbahemi nga gjuha e urrejtjes dhe nga nxitja e jotolerancës. Vetëm kështu do u japim mundësi institucioneve ta kryejnë punën e tyre, për atë që paguhen nga ana e qytetarëve. Drejtësia dhe tolerance në shoqëri janë qëllimet tona të përbashkëta, të investojmë bashkërisht dhe në mënyrë të përgjegjshme që ti arrijmë qëllimet tona – tha kryeministri Zoran Zaev.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se Ministria e Brendshme mbulon vrasjet dhe se ministri Spasovski nuk është i denjë për atë sektor, prandaj kërkojnë dorëheqjen e tij.

LSDM dhe Oliver Spasovski po mundohen të fshehin vrasje. Likuidimi brutal është kualifikuar si dhunë, MPB dhe Spasovski aktin e tmerrshëm për 21 vjeçarin tashmë të ndjerë Nikolla Sazdovski ende mundohen ta minimizojnë. Kënd e fshehin dhe kënd e mbrojnë LSDM, MPB dhe Oliver Spasovski? Kujt i përshtatet rendi i prishur dhe tensionet ndëretnike mes qytetarëve? Kemi paralajmëruar disa here se Spasovski nuk është i denjë për funksionin në të cilin është vendosur – shtroi pyetet Dimçe Arsovski – VMRO DPMNE.

Nga Qendra për Liri Civil u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të kryejnë punën si duhet dhe të parandalojnë dhe ndëshkojnë raste të tilla të dhunës.

Qendra për Liri Civil

U bëjmë thirrje institucioneve ta ushtrojnë me përgjegjësi dhe ndershmëri detyrën e tyre dhe fajtorët për vdekjen e 21 vjeçarit Nikolla Sazdovski të ndëshkohen rreptë para ligjit. Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masa të parandalimit nga incidentet ose rrahjet eventuale të mëtejshme. Nga grupet e tifozëve, në veçanti nga Komitët, anëtar i të cilëve ishte edhe Sazdovski, të përmbahen nga incidentet. Kërkojmë nga partitë politike të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje tragjike për pika ditore politike.

Gjenerali Stojançe Angellov thotë se ata që e vranë Sazdovskin duhen dënuar.

Drejtësia duhet të shkoj deri në fund me çdo çmim. Por, ky është obligimi i institucioneve shtetërore. Prokuroria Publike të siguroj dëshmi për kualifikim e lëndës në vrasje, ndërsa Gjyqi duhet t’i dënojë vrasësit me dënimin më të lartë, që asnjëherë më mos të përsëritet. Në këto momente të vështira duhet të cekim se shqiptarët nuk e kanë vrarë Sazdovskin. Atë e kanë vrarë keqbërësit B.B, J.L. dhe S.D – tha gjeneralin Stojançe Angellov/am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews