Ballina Aktualitet Lajme Zaev: Kemi pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike

Zaev: Kemi pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas një takimi disa orësh me udhëheqësit politike në vend, u shpreh se diskutimet për referendumin lidhur me çështjen e emrit, do të vijojnë akoma.

Gjatë një konference për shtyp, Zaev tha se tashmë është pranuar propozimi i VMRO-DPMNE-së, që para çdo cikli zgjedhor të formohet qeveri teknike e cila do të organizojë zgjedhjet, ashtu siç u veprua në formatin e Qeverisë së Përzhinës.

“Për këto tre takime duhej durim dhe energji. Kemi arritur marrëveshje për shumë çështje. Para nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, kemi pranuar ndryshime të KSHZ-së.

 Grupet e punës kanë arritur marrëveshje për tekstin e Ligjit për financimin e partive politike.

 Kemi pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së për qeveri teknike, e cila do të realizojë çdo cikël zgjedhor, sikur në formatin e Qeverisë së Përzhinës. 

Sot vendosëm që të përfundojnë takimet dhe të mos ketë më. Do të vazhdojmë të diskutojmë për referendumin, karakterin e tij dhe datën. 

Proceset do të vazhdojnë dhe Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, tha mes të tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews