Ballina Aktualitet Lajme ZAEV I PËRGJIGJET KËRKESËS SË MICKOSKIT, NESËR SËRISH TAKIM LIDERËSH

ZAEV I PËRGJIGJET KËRKESËS SË MICKOSKIT, NESËR SËRISH TAKIM LIDERËSH

Kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të liderëve në një konferencë për media iu përgjigj kërkesës së kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski për një takim tjetër vetëm mes katër liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni.

Sjellja e Hristijan Mickoskit që sonte e demonstroi në emër të VMRO-DPMNE-së, është joserioze, e papërgjegjshme dhe ofenduese për të gjitha subjektet politike dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Nëse është Mickoski për NATO dhe BE, në vend të kësaj Mickoski vendosi të ikë nga takimi i liderëve, ndërsa me këtë ikë edhe nga përgjegjësia për këtë çështje shumë të rëndësishme historike për të ardhmen e Maqedonisë.

Çka është ajo që Mickoski nuk deshti ta thotë para të gjithë liderët e partive politike, ndërsa është i gatshëm ta thotë në një takim liderësh me përbërje më të vogël! Por, unë jam njeri i hapur, çështja është shumë e rëndësishme për Maqedoninë. Për këtë, nesër për në ora 12 caktoj edhe një takim liderësh, me përbërje më të vogël në të cilën Mickoski do të ketë edhe një mundësi të shprehet për atë se a është për Maqedoninë në NATO dhe BE, dhe a është për atë që qytetarët të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë. Ne jemi këtu të bashkuar, të tregojmë se do të shkojmë përpara, dhe do t’ia arrijmë që të sigurojmë të ardhme më të mirë të gjithë qytetarët”, deklaroi Zaev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews