Ballina Aktualitet Kosovë Vuçiq: Po shkatërrohet tërësia e pavarësisë së Kosovës

Vuçiq: Po shkatërrohet tërësia e pavarësisë së Kosovës

Sipas kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka filluar të shkatërrohet tërësia e pavarësisë së shteti të Kosovës. Ai nuk ka sqaruar se si po ndodh “ky shkatërrim”, por ka shtuar se po punon shumë në ruajtjen e interesave dhe në mos humbjen e tërësishme të këtyre interesave serbe në Kosovë.Vuçiq, megjithatë, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka thënë se populli duhet ta dijë se nuk ka zgjidhje të mirë e të volitshme për Kosovën.“Unë gjithmonë mbetem fajtor për të gjitha. Ndoshta dikujt i pengon se po shkatërrohet tërësia e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Unë nuk përfaqësoj interesat e shqiptarëve, por interesat serbëve. Për ne nuk ka zgjidhje të volitshme e të mirë për Kosovën, ashtu siç nuk kishte as për Krajinën dhe ku morëm më të keqen. E më mirë është të fitojmë diçka se sa të mos kemi asgjë”, ka thënë Vuçiq.

@tn.lajmelokale
@tetovanews