Ballina Bota “Vrapi” i Indisë: Lë pas Francën në ekonomi, rënditet e gjashta në...

“Vrapi” i Indisë: Lë pas Francën në ekonomi, rënditet e gjashta në botë

Ekonomia e Indisë vijon të rritet me hapa të shpejtë, pavarësisht hendekut të madh që ndan shtresat e pasura nga ato të varfrat.

India ka lënë pas Francën, duke u bërë kështu ekonomia e gjashtë e botës, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore.

Vendi i Azisë Jugore ka tashmë një ekonomi që vlen 2 397 trilionë dollarë, ndërsa Franca spostohet në vend të shtatë me 2 582 trilionë dollarë.

Sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, India do të bëhet ekonomia e katërt e botës deri në vitin 2022.

India radhitet ndër vendet me shpërndarjen më të pabarabartë të pasurisë.

Në vitin 2017, 1% e popullsisë së saj kishte në zotërim 73% të pasurisë së shtuar gjatë atij viti. /Bloomberg-TemA TV/

@tn.lajmelokale
@tetovanews