Ballina Aktualitet Rajoni Voton çdo ligj që vjen nga qeveria, LSI “përjashton” deputetin edhe nga...

Voton çdo ligj që vjen nga qeveria, LSI “përjashton” deputetin edhe nga karriget në Kuvend

LSI ka përjashtuar deputetin e saj të Fierit, Robert Bitri, edhe nga vendi ku qendron në Parlament.

Kjo, pasi Bitri, ndryshe nga kolegët e tjerë të opozitës, ka votuar pro thuajse çdo projektligji të sjellë nga qeveria.

Pas kundërshtimeve të LSI-së, Bitri njoftoi largimin nga grupi parlamentar i LSI-së dhe tashmë figuron si një deputet i pavarur.

Pak ditë më parë, deputetja Kejdi Mehmetaj, në një reagim në Facebook, sulmoi kolegun e saj të LSI-së.

“Ky është portreti i Robert Bitrit, rilindasit më të ri të rilindjes së vjetër të Edi Ramës, i cili nuk ka se përse të qëndrojë më as formalisht në radhë me deputetët e LSI-së”, shkruante ajo.

Dhe duket se pas këtij qëndrimi të Mehmetaj, Bitri ka vendosur të reagojë.

Në seancën e djeshme ai është ulur në një vend tjetër të sallës duke u larguar edhe nga grupi i deputetëve të LSI-së.

Siç shihet edhe në foto, Bitri qëndron në fund të sallës, pas deputetëve të PS-së dhe ai që e shoqëron është deputeti i PS-së, Bashkim Fino.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews