Ballina Lajme “Vojvodat” protestuan para policisë në Tetovë, mesazhe luftënxitëse dhe urrejtje ndaj shqiptarëve

“Vojvodat” protestuan para policisë në Tetovë, mesazhe luftënxitëse dhe urrejtje ndaj shqiptarëve

Një grup tifozësh të klubit tetovar të futbollit “Teteks” mbrëmë u grumbulluan para stacionit policor në Tetovë me thirrjet “Nesër edhe fëmijët tuaj mund të jenë Sazdo!!!”, që ka të bëjë me rastin e rrahjes së tifozit të grupit “Komitët” të Vardarit nga ana e disa personave të komunitetit shqiptar, i cili dje ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Tifozët maqedonas “Vojvodat” të klubit të Tetovës kanë theksuar se janë dëshmitarë të padrejtësive dhe rasteve të heshtura kur janë në pyetje shqiptarët. Ata kanë theksuar se jetojnë në një qytet kur ligjet dhe drejtësia vlen vetëm për maqedonasit.

Ata kanë përdorur fjalor urrejtës duke thënë se shqiptarët i kanë prishur qytetin, se janë bashkë me Komitët e Vardarit duke bërë thirrje për unitet mes maqedonasve në mbrojtje siç kanë shkruar të “atdheut” dhe thirrjeve “Maqedonia është e popullit maqedonas”. Ata kanë theksuar edhe thirrje të tjera dhe një apel me shkrim ku nuk kanë kursyer fjalor urrejtës dhe në mënyrë indirekte kërcënues ndaj shqiptarëve. (INA)

VIDEO bonus:
Loading...