Ballina Aktualitet Lajme VMRO-DPMNE-JA KUNDËRSHTON NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR

VMRO-DPMNE-JA KUNDËRSHTON NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR

Në fillim të seancës së 53-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është shpallur pushim njëorësh me kërkesë të koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev i cili reagoi në plotësimet e rendit të ditës me ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Danev tha se menjëherë pasi që eurokomisari Johanes Hahn kishte dalë nga seanca parlamentare “ishte montuar ndryshimi i Kodit Zgjedhor”, që asnjëherë më parë në shtet nuk është bërë pa konsultime dhe pajtueshmëri me opozitën.

Ndërsa Kuvendi duhet ta vazhdojë seancën në orën 14:20.

@tn.lajmelokale
@tetovanews